Një sherr mes disa shoferëve ka ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Rinasit, Tiranë.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se sherri nisi për motivin banal kush do kalojë i pari në rreth.
Në pamjet e siguruara nga qytetarët mund të shihni sesi shoferët rrihen me grushta ndërsa efektivi i policisë përpiqet t’i ndajë.
Qytetarët që u bën dëshmitarë të kësaj ngjarje aspak normale shprehen të shqetësuar dhe frikësuar që ngjarje të tilla sa vijnë e shtohen shumë metra pranë aeroportit.