Një shqiptar që jeton në Gjermani ka denoncuar një rast mashtrimi online, ku i ka dërguar 450 euro një personi që pretendonte se donte të punonte si shofer për transport pjesësh makinash me intenerar nga Gjermania drejt Shqipërisë.
Denoncuesi ka treguar se pas insistimit të personit në fjalë, i cili quhet Endri Gj., ai e ka besuar dhe ka bërë pagesën për shpenzimet e rrugës, por menjëherë pas tërheqjes së parave nuk ka marrë më asnjë përgjigje.
Sipas denoncimit, personi i dyshuar ndodhet në Shqipëri, ndërsa denoncuesi në Gjermani. Për herë të fundit ata kanë komunikuar dje, por Endri nuk i është përgjigjur më telefonatave të denoncuesit, i cili ka denoncuar mashtrimin e kryer.
Denoncim:
Përshëndetje, JOQ, dua të denoncoj një rast mashtrimi. Kam bërë një reklamë në faqet online ku kërkoheshin punëtorë për shoferë që transportojnë pjesë makinash nga Gjermania drejt Shqipërisë. Rasti në fjalë më ka kontaktuar në telefon dhe më tha se ishte i interesuar të punonte. Pas insistimit të tij të madh, më bindë që ishte serioz për të punuar dhe në mirëbesim i nisa 450 euro për shpenzimet e rrugës. Menjëherë pas tërheqjes së lekëve nuk mora më përgjigje nga personi në fjalë, i cili quhet Endri Gj. Unë ndodhem në Gjermani, ndërsa ky në Shqipëri. Për herë të fundit me të kam folur ditën e djeshme. Që nga momenti që tërhoqi lekët, nuk po më kthente më përgjigje. I bie në telefon vazhdimisht, por nuk përgjigjet.









