Tritoli në banesë, nëna e Zotos: Nuk kam asnjë konflikt, jam e habitur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.11.2025, 09:27

Nëna e Gentjan Zotos, Bakie Zoto, ka reaguar pas ngjarjes ku në banesën e saj u vendos lëndë plasëse. Në një prononcim për mediat, 63-vjeçarja tha se nuk e di se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin dhe se nuk ka konflikte me askënd, duke shprehur habinë dhe tronditjen e saj nga ky rast. Ajo shtoi se jeton vetëm prej shumë vitesh dhe se ngjarja e ka shqetësuar.

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, tha Bakie Zoto.

Gentjan Zoto është dënuar me 35 vite burg për përfshirjen në atentatin ndaj Inez Hajrullës më 10 maj 2019. Gjatë arratisë, autorët u përplasën me dy automjete dhe automjeti i tyre u gjet më pas i djegur në fshatin Babicë, së bashku me dy armë automatike dhe një dorezë plastike pjesërisht të djegur. Policia po vazhdon hetimet për shpërthimin në banesën e nënës së Zotos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit