Tritol në banesën e nënës së tij, Zoto i dënuar me 35 vite burg për atentatin ndaj Hajrullës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.11.2025, 09:02

Një shpërthim tritol është raportuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë, në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos (Dautaj). Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Gentjan Zoto, i biri i të dëmtuarës, është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirjen në atentatin ndaj Inez Hajrullës më 10 maj 2019 në Vlorë. Për të njëjtën ngjarje janë dënuar edhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj. Në atentatin e pesë viteve më parë, personat e armatosur që udhëtonin me një “Land Rover” të gjelbër hapën zjarr ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, duke plagosur rastësisht Dajko Canodemajn, i cili ndodhej në lokal.

Pamjet e kamerave të sigurisë zbuluan lëvizjet e automjetit të autorëve në shëtitoren “Lungomare” dhe momentin kur një person zbriti nga makina, çka shkaktoi panik te njerëzit përreth. Në arrati, agresorët u përplasën me dy automjete të tjera pranë bashkisë dhe u larguan drejt fshatit Babicë, ku automjeti i tyre u gjet më pas i djegur, bashkë me dy armë automatike dhe një dorezë plastike pjesërisht të djegur. Policia po vijon hetimet për incidentin e fundit në banesën e nënës së Zotos, duke e lidhur atë me të kaluarën kriminale të të dënuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit