I jepet sot lamtumira këngëtarit të njohur Shpat Kasapi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.11.2025, 08:13

Këngëtari i njohur shqiptar nga Tetova, nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e tij, e cila ka ndarë me publikun detajet e ceremonisë mortore, duke ftuar të gjithë të afërmit, miqtë dhe admiruesit e këngëtarit të marrin pjesë në homazhe dhe në varrim.

Homazhet për artistin do të zhvillohen në Pallatin e Kulturës në Tetovë, duke nisur nga ora 12:00, ku pritet të mblidhen shumë dashamirës për t’i bërë nderimet e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00, në varrezat e qytetit, aty ku Shpati do të pushojë pranë të dashurve të tij. Atmosfera pritet të jetë e mbushur me pikëllim, teksa qytetarë nga e gjithë Maqedonia e Veriut dhe më gjerë i thonë lamtumirën një prej zërave më të dashur të estradës shqiptare.

Në njoftimin e familjes, Shpati përshkruhet si një zemër e pastër dhe një shpirt i gëzueshëm, që përhapte vetëm dashuri dhe mirësi. “Largimi i tij i papritur na ka thyer zemrat,” thuhet ndër të tjera në mesazh, ku theksohet se kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Familja ka ftuar të gjithë ata që e kanë çmuar artistin të jenë pjesë e ceremonisë dhe t’i japin lamtumirën e fundit këngëtarit të dashur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit