Një i ri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një produkt të blerë në marketin Xhangolli. Ai ka dërguar një video ku tregon se ka blerë një kackavall me vlerë 1 mijë lekë të vjetra, por pas hapjes ka gjetur brenda vetëm një copë shumë të vogël djathi, që sipas tij “nuk përbën as një kafshatë”.
Qytetari shprehet i indinjuar për madhësinë e produktit, duke e cilësuar atë si “produkt mikroskopik” dhe duke akuzuar marketin se po shet artikuj me peshë minimale, të pavlefshëm për konsum.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje! Dua të ndaj këtë përvojë me market Xhangollin shpk, sepse është në mënyrë skandaloze. Bëra një blerje për një djath kaçkavall dhe kam paguar 99.6 lekë. Shikojeni logon e Xhangollit. Bleva një kaçkavall me vlerën 1 mijë lekë të vjetra, ja ku është edhe kuponi. Tani do ta hapim, se duhet të dimë çfarë kemi marrë për këtë çmim. Po e hap në sytë tuaj… Çfarë mund të bëjë klienti me një copë kaq të vogël kaçkavalli? Asnjë kafshatë nuk e ha! Ky është market Xhangolli. Ju këshilloj të mos blini! Dyqan më të shpifur nuk kam parë. Nuk e di çfarë mund të bëjë një klient me këtë djath, këtë as macja nuk e ha. Nuk ngopet! Zot i madh, na fal!”