Tragjedi në Gjirokastër: Gjendet i pajetë një 21-vjeçar, dyshohet se u vetëvar në banesën e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2025, 21:53

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 23:30, në lagjen “Granicë”, një 21-vjeçar, i identifikuar me inicialet E. M., u gjet i pajetë në banesën e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, nga rrethanat e para dyshohet se mund të bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje, ku i riu dyshohet se është vetëvarur. Megjithatë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Burime pranë redaksisë sonë bëjnë me dije se i riu “ishte gjithmonë i buzëqeshur” dhe nuk kishte shfaqur shenja që mund të paralajmëronin një fund kaq tragjik. Kjo dëshmi e familjarëve e bën edhe më të rëndë dhe të pashpjegueshme situatën.

Njoftimi i Policisë:

“Gjirokastër – Më datë 28.11.2025, rreth orës 23:30, në lagjen ‘Granicë’, është gjetur i pajetë në banesën e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. M., 21 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit