Ernest Muçi shënon supergol nga goditja e dënimit, topi përfundon në trekëndësh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2025, 20:55

Mesfushori ofensiv i Kombëtares, Ernest Muçi, ka realizuar një supergol për Trabzonsporin në ndeshjen kundër Konyaspor, të vlefshme për javën e 14-të të kampionatit turk. 24-vjeçari shënoi nga një goditje dënimi në një kënd të vështirë, duke e dërguar topin drejt e në trekëndësh me një harkim perfekt, të pamundur për t’u pritur nga portieri.

Goli u shënua në minutën e 56-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1, pasi Muçi realizoi golin e tretë të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Trabzonspori ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë, po aq sa Fenerbahçe e vendit të dytë dhe vetëm një pikë më pak se Galatasaray që kryeson renditjen.

Aplikacioni i statistikave Sofascore e ka renditur Muçin si lojtarin e dytë më të vlerësuar të ndeshjes me notën 7.8, duke reflektuar formën e jashtëzakonshme që po kalon. Vetëm pesë ditë më parë, ai realizoi një dopietë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në minutën e fundit në ndeshjen dramatike ndaj Basaksehirit, që përfundoi 3-4.

Me këtë tjetër supergol, mesfushori shqiptar po tregon sërish se është një nga lojtarët më në formë të Superligës turke.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit