Nga 2026 djemtë shqiptarë do të bëjnë vaksinën e vajzave

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.11.2025, 18:44

Kalendarit kombëtar të vaksinimit i shtohet një risi e rëndësishme. Duke nisur nga janari i vitit 2026, shteti shqiptar do të ofrojë vaksinën kundër Human Papilloma Virus (HPV) edhe për djemtë 13-vjeçarë, njësoj si për vajzat. Vendimi vjen pas rekomandimeve të ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik dhe praktikave të vendeve të Bashkimit Europian, ku vaksina aplikohet prej vitesh tek të dyja gjinitë.

HPV është ndër viruset më të përhapur dhe një nga shkaqet kryesore të disa llojeve të kancerit. Ndërsa te femrat parandalon sidomos kancerin e qafës së mitrës, tek meshkujt vaksina ul rrezikun e zhvillimit të kancereve të organeve gjenitale dhe infeksioneve të tjera të lidhura me virusin. Specialistët theksojnë se imunizimi i djemve ka dyfish efekt: mbron vetë meshkujt dhe ul qarkullimin e virusit në shoqëri.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se deri në fund të vitit 2025 do të vijojë fushata aktuale e vaksinimit për vajzat e moshave 14 deri në 20 vjeç, ndërsa paralelisht po përgatiten procedurat për përfshirjen zyrtare të djemve në programin kombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit