Tavolinë unike me hartën e Shqipërisë Etnike, punuar me dorë për festat e Nëntorit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2025, 19:24

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video që shfaq një krijim të veçantë. Bëhet fjalë për një tavolinë të punuar mjeshtërisht me dru arre, në të cilën është gdhendur harta e Shqipërisë Etnike.

Në qendër të saj ndodhet edhe flamuri shqiptar, i realizuar me rrëshirë epoksi, duke i dhënë veprës një pamje të veçantë artistike.

Sipas qytetares që e dërgoi, punimi ka zgjatur rreth dy muaj dhe është përfunduar posaçërisht për festat e Nëntorit.

"Një gdhendje, një kujtim, një rrënjë, një hartë që flet gjithnjë për ne", shprehet ajo për punimin e kryer.

Punimi është realizuar nga çifti i bashkëshortëve, Muharrem Hyka dhe Malvina Dreni, si një vepër tërësisht e punuar me dorë.

Ky krijim unik është një tjetër shembull i mjeshtërisë dhe pasionit që shqiptarët shfaqin për historinë dhe identitetin kombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit