Zbulohet baza e “Narcos” në Itali: 80 kg kokainë në muaj dhe dy shqiptarët në krye

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2025, 17:03

Një nga bazat kryesore të kartelit shqiptar të drogës “Narcos”, që bashkëpunonte me ’Ndrangheta-n dhe Camorra-n, është zbuluar në Lecco, ku përpunoheshin rreth 80 kg kokainë në muaj. Zbulimi u bë gjatë Operacionit “Golden River”, i koordinuar nga Antimafia e Breshias, që çoi në 24 arrestime në Itali dhe Shqipëri.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarët: Ardian Deliu, 40 vjeç, banues në Castello di Brianza – dyshohet se drejtonte bazën e Lecco-s dhe shpërndante dhjetëra kilogramë drogë në gjithë Italinë e Veriut; Ervis Belshaku, 40 vjeç, banues në Valmadrera – i akuzuar për posedimin e 23 kg kokainë dhe përfshirje në një rrjet prej 30 kg.

Hetimet zbuluan se organizata shqiptare trafikoi mbi 1,300 kg kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine midis viteve 2020–2025, duke përdorur gjashtë baza logjistike në Itali dhe një strukturë të koduar komunikimi, të drejtuar nga Shqipëria.

Deliu u arrestua në flagrancë më 19 janar 2021 në Bergamo, me 5 kg kokainë të fshehura në furgon. Ndërkohë, Belshaku akuzohet për shpërndarje të mëtejshme në zonat Torino, Bergamo dhe Lecco.

Operacioni “Golden River” konsiderohet një nga goditjet më të mëdha ndaj rrjeteve shqiptare transnacionale të trafikut të drogës në Itali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit