Qytetari ndalon makinën dhe ngre flamurin kombëtar të rënë në rrugë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.11.2025, 19:11

Një moment i thjeshtë, por mjaft domethënës, është filmuar nga një qytetar. Një drejtues automjeti ka ndaluar mjetin e tij sapo ka vënë re se flamuri kombëtar kishte rënë në asfalt. Pa hezitim, ai ka dalë nga makina, e ka marrë me kujdes flamurin dhe e ka ngritur për ta vendosur në një vend të sigurt.

Videoja e këtij veprimi po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa shumë qytetarë e kanë përshëndetur gjestin si një shembull respekti ndaj simbolit tonë kombëtar, veçanërisht në këtë periudhë festimesh të 28-29 Nëntorit.

Në një kohë kur shpesh flitet për mungesë kujdesi e indiferencë, ky moment i vogël, por i ndjerë, ka rikthyer vëmendjen te vlerat dhe tradita e nderimit të flamurit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit