Abuzoi seksualisht me të renë në Dibër, arrestohet efektivi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.11.2025, 15:50

Një efektiv policie në Dibër është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas dyshimeve për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një vajze, duke hedhur sërish dritë mbi lidhjet e disa punonjësve të rendit me skandale seksuale dhe përfshirjen e tyre në veprime kriminale.

Hetimet nisën pas kallëzimit të qytetares me inicialet L. H., e cila deklaroi se polici e kishte detyruar nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimeve. Efektivi i arrestuar, J. U., në kohën e kryerjes së veprës penale shërbente si Ndihmës/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër, ndërsa aktualisht punonte në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.

Pas largimit të tij drejt Kosovës, arrestimi u bë i mundur në momentin e rikthimit në Shqipëri. Polici dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur” dhe “Shpërdorim detyre”.

Rasti vjen në një kohë kur skandalet e lidhura me policinë shqiptare, përfshirë përfshirjen e disa efektivëve në veprime kriminale dhe çështje seksuale, kanë ngritur shqetësime serioze mbi integritetin e forcave të rendit dhe nevojën për reforma të thella.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit