Plazhi i Durrësit vijon të përballet me ujëra të zeza, edhe pse shiu ka pushuar prej dy ditësh. Banorët dhe pushuesit raportojnë se fenomeni është i shpeshtë pas çdo reshjeje dhe shkakton shqetësim të madh për higjienën dhe ambientin e zonës.
Një nga banorët thotë se ka njoftuar disa herë bashkinë e Emirjana Sakos për problemin, por situata vazhdon pa u zgjidhur. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e kanalizimeve dhe mbrojtjen e plazhit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
“Plazhi i Durrësit, sot 2025, vazhdojnë ujërat e zeza, edhe pse shiu ka pushuar prej dy ditësh. Kjo ndodh shpesh sa herë bie shi. Kam njoftuar disa herë për këtë problem”, shkruan banori.