“Di ti lexojë tabelat Policia e Shtetit? Më ka gjobitur sikur kam parkuar te taksitë!”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.11.2025, 15:14

Një qytetar ka ndarë me redaksinë tonë një nga rastet e shumëta kur policia e shtetit vendos gjoba në mënyra që ngjallin dyshime tek qytetarët dhe minojnë besimin e tyre tek drejtësia dhe integriteti i institucioneve.

Sipas denoncuesit, ai kishte parkuar automjetin në hapësirën e caktuar për parkim pranë një biznesi. Megjithatë, sapo u kthye tek makina, u gjend përballë një surprize të pakëndshme: kishte marrë jo një, por dy gjoba në të njëjtën kohë. Shkak? Sipas policisë, ai kishte parkuar në vendin e rezervuar për taksi, një hapësirë pak metra më tej.

Ky rast, që për qytetarin ishte jo vetëm i papritur por edhe i pakuptueshëm, ilustron një problem më të gjerë: mungesën e profesionalizmit dhe ndonjëherë arbitraritetin në veprimet e policisë së shtetit. Situata të tilla lënë qytetarët me bindjen se gjobat nuk vendosen gjithmonë mbi bazën e shkeljeve reale, por ndoshta sipas “udhëzimeve të brendshme” të pakomunikuara ose arbitrare.

Ngjarje të tilla ndikojnë negativisht në besimin që qytetarët kanë tek institucionet shtetërore. Në vend që policia të jetë një simbol i ligjit dhe drejtësisë, rastet e padrejta të gjobave mund të krijojnë perceptimin e një sistemi të pabarabartë, ku qytetari ndjen se nuk trajtohet me respekt dhe transparencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit