Më 28 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në Vlorë deklaroi se “flamuri u ngrit në Vlorë nga Skënderbeu”, duke ngatërruar heronjtë dhe datat.
“PD në këtë ditë të shenjtë për kombin, uron gëzuar këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 nëntori dita kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Vlorë...”, tha Noka.
Ndërsa më 29 nëntor, deputetja e PS-së, Kiduina Zaka, nga Varrezat e Dëshmorëve në Lushnjë, uroi sërish… Ditën e Pavarësisë, duke harruar se aty po përkujtohej Dita e Çlirimit.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Lushnjës dhe Shqipërisë. Vijmë këtu për të nderuar dëshmorët e kombit për të gjithë trashëgiminë dhe Shqipërinë e pavarur që na lanë”, tha Zaka.
Dy gafa në dy ditët më historike të vendit, një duel PS–PD për perlën më të madhe të festave kombëtare.