Drejtuesit e automjeteve në Durrës, por edhe vizitorët, prej disa kohësh përballen me një problem shqetësues. Disa individë, të cilët prezantohen si punonjës të parkingjeve private, u kërkojnë para për të parkuar makinat, edhe pse hapësirat janë publike ose të destinuara nga Bashkia për parkim falas.
Pamjet e siguruara nga redaksia jonë tregojnë një person të tillë i cili ditën e sotme po u merr para qytetarëve për të parkuar automjetet e tyre në hapësirat publik. Sipas qytetarëve dëshmitarë, ky person largohet sapo vjen policia dhe rikthehet për të zhvatur qytetarët sapo ata largohen.
Duhet të themi se ky nuk është rasti i parë ku në rrugë dhe lagje të ndryshme të Durrësit, individë të ndryshëm kanë zhvatur qytetarët me pagesa për hapësira publike që Bashkia i ka lënë falas.
Autoritetet lokale dhe policia duhet të ndërhyjnë urgjentisht për të parandaluar këtë praktikë dhe për të mbrojtur qytetarët nga gjobat e padrejta dhe pagesat e detyruara.
Mesazhi i qytetarit:
“Pershendetje JOQ, shif ca bohet. Nje qytetar ben si punonjs u merr leket njerzeve per parkim, pastaj policia ven gjoba,njerzit kshu mashtrohen e han gjoba kot faleninderit. Me bonu pershtypje se sa vien policia per tven gjobat ai person distancohet dhe pasi ik policia vjen prap”