“O boso, ca o kjo me, e bukur duket”, “Mall”/ Pazaret në përgjime që fundosën agjentin e Operacionales

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.11.2025, 14:30

Operacioni i SPAK që çoi në arrestimin e grupit kriminal të trafikut të drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë ka zbardhur detaje të reja tronditëse. Në qendër të hetimeve rezulton të jetë efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili sipas dosjes hetimore dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin e udhëhequr nga Elvis Doçi dhe ka dekonspiruar operacione policore.

Sipas përgjimeve të përfshira në dosje, Haxhiaj komunikonte drejtpërdrejt me një prej anëtarëve të grupit, duke zhvilluar biseda për cilësinë e lëndës narkotike dhe mënyrat e sigurimit të transportit. Në biseda, ai shfaqte njohuri për lidhje në disa shtete dhe kërkonte që droga të ishte e cilësisë së lartë, duke negociuar çmime dhe sasi.

Përgjimet e marsit 2023 tregojnë se efektivi pyeste për “mall të mirë me çmim”, ndërsa bashkëbiseduesi i konfirmonte se kishte sasi për tregun holandez, me çmime që varionin nga 25 deri në 29 mijë euro. Megjithëse Haxhiaj shprehte se çmimi ishte i lartë, ai pranoi marrjen e lëndës, duke u konsideruar nga hetuesit si përfshirje aktive në veprimtarinë e trafikut të drogës.

Pjesë nga dosja:

Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.

Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:

I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket

CXQD1I: mall ketu 38….

I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…

CXQD1I: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa

Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2

CXQD1I: Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.

Haxhiaj: Vlla si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim?

SEJRCV: Si e kom hajde mo tu lëviz për me bo lekët si gjithmonë. Ku ? Kam Holandë me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se t’përzim kam plot me 25 po te hy ne punë me luspa me krejt.

I.Haxhiaj: Qenka shtrenjta, kuptoj… Po prapë është duke u dhen me aq.

FM369H: Kjo është, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, t’jap një për prove e shife. Por me këta jemi me lek ne dore

I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca çmimi.. A është e mire?... Me lek ne dore se pa lek s’dua unë… A është e mirë di gjë?

FM369H: Merreni një për test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nëse ka ngel dhe sa… Flit me njerëzit dhe nëse janë ok, të flas për gjendjen unë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit