Redaskia e JOQ ka denoncuar rastet e njëpasnjëshme të vjedhjeve të biçikletave dhe skuterave nga ky 'hajdut i ri'.
Një 22-vjeçar, Ernest Peka, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke vjedhur biçikleta dhe monopatina. Ai akuzohet për gjashtë vjedhje në total, përfshirë pesë biçikleta dhe një monopatinë, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë muajve maj dhe nëntor.
Peka po hetohet gjithashtu për vjedhjen e një dyqani, ndërsa dyshohet se mjetet e vjedhura shiteshin në disa zona të Tiranës. Policia njofton se i riu ka precedentë të mëparshëm për veprimtari të ngjashme.