Vogëlushët mbajnë gjallë traditën, luajnë në çifteli në mes të Tiranës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.11.2025, 13:05

Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit kanë përfshirë mbarë shqiptarët në një atmosferë të ngrohtë patriotike, duke u festuar me krenari jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe në komunitetet shqiptare kudo në botë. Flamujt kuq e zi valëviten në çdo qytet, sheshe e familje, ndërsa këngët dhe simbolet e traditës kombëtare ringjallin shpirtin e bashkimit dhe të identitetit tonë.

Mes kësaj atmosfere festive, spikasin dy vogëlush që kanë zgjedhur ta nderojnë ditën me një gjest të thjeshtë, por domethënës. Ata kanë dalë në qendër të qytetit duke i rënë çiftelisë, duke i dhënë jetë një tradite të hershme shqiptare, e cila vazhdon të jetojë përmes brezave. Me duart e tyre të vogla, ata jo vetëm luajnë një vegël muzikore, por simbolizojnë trashëgiminë e pasur kulturore që vazhdon të ruhet e përcillet.

Çiftelia, një ndër veglat më karakteristike të folklorit shqiptar, është një pasuri e çmuar e zonave të veriut. Tingulli i saj i veçantë shoqëron këngë epike, histori burrërie e zakonesh, duke qenë pjesë e pandarë e identitetit tonë kulturor.

Gesti i këtyre fëmijëve vjen si kujtesë se tradita nuk shuhet kurrë, për sa kohë brezat e rinj rriten me dashuri për kulturën dhe rrënjët e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit