Sherri me thika për një koment në Tik Tok, del nga intubimi 15-vjeçari durrsak

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.11.2025, 12:58

Një 15-vjeçar, i cili u plagos pak ditë më parë nga një bashkëmoshatar në Durrës, ka kaluar fazën kritike dhe sot ka dalë nga intubimi, ku mbahej pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të menjëhershme në zemër dhe stomak. Mjeku kirurg, Fitim Shini, konfirmon se ka ndryshime në gjendjen e tij shëndetësore dhe se ai do të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm për të vlerësuar ecurinë e shërimit.

Sipas mjekëve, 15-vjeçari kishte marrë nga dy plagë në secilin organ, por gjendja e tij po përmirësohet gradualisht. Ai do të qëndrojë nën vëzhgim të rreptë për të siguruar rikuperimin e plotë dhe për të parandaluar ndonjë komplikacion të mundshëm pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku dy grupe adoleshentësh, banorë të së njëjtës lagje, u përfshinë në një konflikt masiv. Sherri ka nisur për shkak të një komenti ose mosmarrëveshjeje në rrjetet sociale, që më pas eskaloi në dhunë fizike, dhe si pasojë 14-vjeçari që qëlloi bashkëmoshatarin e tij u arrestua nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit