Bora e Prevallës zë të papërgatitur shqiptarët: Rrugë të ngrira e aksidente të shumta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2025, 12:43

Bora e rënë gjatë fundjavës ka zënë të papërgatitur pushuesit shqiptarë që kanë zgjedhur Prevallën si destinacion për t’u relaksuar.

Rruga kryesore e kësaj zone është bërë e pashkalueshme, pasi akulli ka mbuluar sipërfaqen dhe makinat rrëshqasin, duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Qytetarë dhe vizitorë që kanë bllokuar në rrugë tregojnë se situata është alarmante.

“Ka makina që nuk mund të lëvizin, ka pasur përplasje të vogla dhe njerëzit janë të frikësuar,” tha një pushues që kishte mbetur i bllokuar. Sipas tyre, janë regjistruar disa aksidente gjatë ditës së fundit, por deri më tani nuk ka reagim nga autoritetet lokale.

Një qytetar që kishte pësuar aksident tha se kishte njoftuar policinë për ngjarjen, por nuk ka marrë asnjë ndihmë deri tani.

As borëpastruesit nuk kanë arritur të pastrojnë rrugët, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme, veçanërisht për ata që nuk janë mësuar të vozisin në kushtet e ngricës.

Vizitorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e rrugëve dhe për sigurinë e udhëtarëve.

Mesazhi i shqiptarit:

Pershendetje JOQ ! Ndodhemi ne Prevallë, Ka 1 dite qe eshte ngrire rruga ,makinat rreshkasin dhe nuk vjen as policia as borepastruesja edhe pse ka pasur aksidente te shumta. I pyetem njerezit qe ishin aksidentuar , thane qe i kishin njoftuar policine

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit