Policët e Librazhdit me ‘urgjencë’ të madhe: Parakalojnë si të duan, u dalin para kamionëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2025, 12:08

Në aksin Librazhd-Prrenjas janë të shumta rastet kur drejtuesit e mjeteve ndëshkohen për manovra të rrezikshme, si parakalime të gabuara apo shpejtësi tej normave.

Por së fundmi, qytetarët kanë vënë re se të njëjtat manovra kryhen edhe nga efektivët e policisë, të cilët parakalojnë pa ndezur sirenat dhe dalin papritmas përpara kamionëve dhe automjeteve të tjera duke u bërë shkak për ndonjë aksident të mundshëm.

Dëshmitarët tregojnë se këto veprime rrezikojnë seriozisht sigurinë e drejtuesve të tjerë të mjeteve.

Qytetarët shprehen se shkeljet e vogla, si tejkalimi i shpejtësisë apo parakalimet e gabueshme, sjellin gjoba dhe masa të rrepta ndaj tyre, ndërsa automjetet zyrtare kryejnë manovra të rrezikshme pa pasur pasoja ligjore.

Banorët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet e rendit, duke theksuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë dhe siguria në rrugë nuk duhet të favorizojë askënd.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit