Dibranët e vegjël festojnë kuqezi nën ritmin e këngës patriotike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.11.2025, 11:35

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video emocionuese nga shkolla “Demir Gashi” në Peshkopi, ku nxënësit e klasës së dytë kanë zhvilluar një aktivitet të veçantë në kuadër të festave kuqezi të Nëntorit. Fëmijët hapën aktivitetin me mesazhin frymëzues Arsimi është drita që rrit breza; dashuria për atdheun është forca që i bashkon, duke përcjellë vlera të qëndrueshme për brezat e rinj.

Një grup djemsh të vegjël interpretojnë këngën e njohur patriotike dibrane "Po i bjen era retë e zeza", shoqëruar me ritmin karakteristik dhe emocionet që kjo këngë përcjell. Interpretimi i tyre solli duartrokitje dhe krenari tek mësuesit e prindërit, pasi motivet e trimërisë dhe qëndresës shqiptare u ringjallën përmes zërit të fëmijëve.

Veprimtaria u zhvillua në prag të datave simbolike 28 Nëntor, Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe 29 Nëntor, Dita e Çlirimit. Shkolla “Demir Gashi” vijon të ruajë traditën e edukimit patriotik, duke i afruar më shumë fëmijët me historinë, identitetin dhe vlerat kombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit