Lagjia e Kaskatës në Peqin e zhytur në plehra, Bukuroshi në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.11.2025, 12:34

Një banor i lagjes Kaskatë në Peqin sinjalizon se prej një muaji lëvizja në zonë është bërë pothuajse e pamundur, ndërsa ndotja pranë banesave po ndikon në shëndetin e fëmijëve dhe familjarëve. Sipas tij, situata është rënduar ndjeshëm dhe po kthehet në një problem serioz për komunitetin.

Banorët i kërkojnë shtetit dhe Bashkisë së Peqinit, me kryetar Bukurosh Maçin, të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e problemit që, sipas tyre, është lënë pas dore prej javësh. Ata theksojnë se ndërhyrja është urgjente për të rikthyer normalitetin dhe sigurinë në zonë.

"JOQ, publikoje pak të lutem, sepse është bërë e pamundur të kalosh, por edhe për banesat afër po na sëmuren fëmijët dhe familjarët. Përmes jush i lutemi shtetit dhe bashkisë me kryetar Bukurosh Maçin të marrin masa. Ndodhet në Peqin, lagja Kaskatës. Të lutem postoje, ka një muaj ky avaz", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit