Vorë: Shtylla e amortizuar që rri në këmbë vetëm falë telave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2025, 10:58

Në rrugën dytësore të Vorës, qytetarët kanë denoncuar një situatë shqetësuese, ku një shtyllë elektrike e amortizuar qëndron ende në këmbë vetëm falë telave të tensionit.

Në vend që shtylla të mbajë kabujt, janë telat ata që po mbajnë shtyllën për të mos u rrëzuar.

Banorët e zonës ngrenë alarmin për rrezikun që paraqesin këto shtylla të dëmtuara, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet për riparimin ose zëvendësimin e tyre, për të shmangur ndonjë ngjarje të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit