Papa Leoni XIV viziton Turqinë, heq këpucët kur futet në Xhaminë Blu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.11.2025, 10:54

Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, vizitoi Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit nga kreu i Diyanet-it, Safi Arpagus. Në respekt të traditave vendase, Ati i Shenjtë hoqi këpucët gjatë vizitës, duke ndjekur shembullin e Papa Françeskut dhe paraardhësve të tij. Xhamia Sultan Ahmet, e njohur si “Xhamia Blu”, është një nga faltoret më të rëndësishme të qytetit dhe dallon për 21 mijë pllaka qeramike që zbukurojnë muret dhe kupolën, si dhe për gjashtë minaret unike në Turqi.

Pas vizitës në Xhami, Papa Leoni XIV do të udhëtojë drejt Kishës ortodokse Mor Ephrem, ku do të zhvillojë një takim privat me krerët e Kishave dhe komuniteteve të krishtera. Kjo kishë, e inauguruar në vitin 2023, është e para dhe e vetmja e ndërtuar në Turqi që nga themelimi i Republikës, duke shënuar një moment të rëndësishëm për dialogun ndërfetar dhe bashkëpunimin e komuniteteve fetare në vend.

Ditën e tij në Stamboll, Papa do ta përmbyllë vizitën me meshën në Volkswagen Arena, një hapësirë shumëfunksionale që mund të presë deri në 6 mijë persona dhe që është pjesë e kompleksit kulturor Uniq në Maslak. Përpara kësaj, Ati i Shenjtë do të marrë pjesë në Doksologji në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit dhe do të zhvillojë një takim me Patriarkun Bartolomeu I në Pallatin Patriarkal, ku të dy do të firmosin një Deklaratë të përbashkët, duke forcuar marrëdhëniet ndërfetarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit