Stacioni i autobusit në plazhin e Durrësit gati të bjerë, rrezikon kalimtarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2025, 10:40

Një qytetar ka denoncuar një situatën alarmante në zonën e plazhit te Durrësit, ku stacioni i autobusit është dëmtuar dhe rrezikon të shembet prej më shumë se një muaji.

Sipas denoncimit, Bashkia Durrës nuk ka marrë asnjë masë për ta riparuar, duke e lënë stacionin në këtë gjendje dhe gati për të rënë në çdo moment.

Qytetari paralajmëron se stacioni përbën rrezik serioz për qytetarët dhe kalimtarët pasi zona është mjaft e popullluar. Ai kërkon ndërhyrje urgjente nga bashkia për ta rikthyer stacionin në gjendje funksionale dhe për të shmangur një incident të mundshëm.

Denoncimi i qytetarit:

“Prsh joq, ne stacionin e pare ne plazh durres duke rene stacioni i autobuzit dhe bashkia nuk ka marre masat per ta rregulluar per me shume se 1 muaj. Mund te bie ne cdo moment dhe perben rrezik per njerezit dhe kalimtare. Ju lutem nese eshte e mundur ta postoni dhe bashkia te marre masat ta kthejn sic duhet. Faleminderit”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit