Arresti kardiak merr jetën e Imzot Simon Kullit, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.11.2025, 10:10

Ipeshkvi i Vau Dejësit, Simon Kulli, është ndarë papritur nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një goditjeje nga tensioni i lartë, arrest kardiak. Lajmi ka tronditur komunitetin katolik, ku ipeshëvi Kulli shërbeu për shumë vite me përkushtim dhe ia kushtoi jetën besimtarëve dhe shërbimit ndaj Zotit.

Simon Kulli ishte emëruar në vitin 2016 si administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës, ndërsa në vitin 2017 Papa e emëroi ipeshkëv të kësaj dioqeze. Ai zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin, i cili gjithashtu u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë.

Kisha Katolike e Shqipërisë pritet të dalë së shpejti me njoftime zyrtare për ceremoninë e varrimit, ndërsa më pas do të vendoset për drejtuesin e ri të dioqezës. Për 9 vite me radhë, Simon Kulli shërbeu me përkushtim dhe do të mbahet mend për kontributin e tij ndaj komunitetit dhe fesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit