14 -vjeçarja shqiptare tha se abortoi foshnjen nga dhuna e nënës, rezultatet e mjekëve komplikojnë hetimet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.11.2025, 09:54

Çështja e një 14-vjeçareje shqiptare në Menidi ka marrë përmasa të reja, pasi e mitura u paraqit në komisariat duke pretenduar se kishte humbur fetusin pas një dhune të ushtruar nga e ëma. Ajo mbante me vete një gazetë brenda së cilës pretendonte se ndodhej fetusi. Autoritetet greke arrestuan nënën e vajzës dhe e çuan përpara gjykatës së ish-shkollës Evelpidon, ku ajo akuzohet për dëmtime të rënda trupore brenda familjes dhe ndërprerje të paligjshme të shtatzënisë. Çështja është referuar hetuesit, i cili pritet të marrë dëshminë zyrtare të 14-vjeçares.

Raportet e para mjekësore kanë hedhur dyshime mbi versionin e vajzës, pasi nuk janë konstatuar shenja që të përputhen me dhunën e pretenduar. Rezultatet e mjekëve kanë shtuar paqartësi mbi ngjarjen dhe kanë bërë që autoritetet të vazhdojnë hetimet për të kuptuar dinamikën e situatës para se e mitura të paraqitej në polici.

Familjarët e vajzës kanë mohuar kategorikisht akuzat. Vëllai dhe i ati i saj deklarojnë se 14-vjeçarja kishte larguar papritur nga shtëpia tre muaj më parë dhe se shtatzënia e saj nuk ishte e njohur nga familja. Ata theksojnë se janë përpjekur ta gjejnë dhe kishin njoftuar autoritetet për mungesën e saj. Autoritetet greke po përpiqen të rindërtojnë ngjarjen dhe të vlerësojnë nëse pretendimet e së miturës qëndrojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit