Një qytetar nga Tirana ka denoncuar vjedhjen e biçikletës së tij në zonën e Vasil Shantos, vetëm pak minuta pasi e kishte lënë të parkuar. Sipas denoncimit, dy të rinj janë parë duke marrë biçikletën, ndërsa pronari u bën thirrje që ta rikthejnë brenda kësaj jave në të njëjtin vend ku e gjetën, përndryshe paralajmëron se çështja do t’i kalojë policisë.
Ai shprehet se e njeh mirë zonën ku autorët frekuentojnë dhe se kërkon që ata të dalin vetë hapur përpara se rasti të përshkallëzohet.
Pronari kërkon gjithashtu që biçikleta të rikthehet e lidhur me zinxhirin origjinal, kodin e të cilit ai e ka bërë publik, për të shmangur rrezikun e një vjedhjeje tjetër. Sipas tij, vjedhja ka ndodhur brenda 5 minutave nga momenti që ai ishte larguar, çka e ka shtyrë të kërkojë ndihmën e publikut për identifikimin e të rinjve dhe rikthimin e sendit të vjedhur.
Denoncimi:
Përshëndetje JOQ! I bëj thirrje këtyre dy djemve që kanë marrë këtë biçikletë në zonën e Vasil Shantos, ta kthejnë brenda kësaj jave dhe ta vendosin në vendin ku e gjetën, përndryshe do të vazhdojmë me procedura të mëtejshme pranë policisë. Ne e njohim shumë mirë zonën ku i kanë shtëpitë dhe ku rrinë, por më mirë të mos shkojë puna deri atje. Më mirë t’u dalin fytyrat këtu dhe të tregojnë kush janë. Ta sjellin dhe ta lidhin me atë zinxhir që është te tubi; ka kodin 1979. E di që nëse e lënë ashtu, mund ta marrë ndonjë tjetër, prandaj të bëjnë mirë ta lidhin. As 5 minuta nuk kisha që e kisha lënë, dhe sapo ktheva kurrizin, e morën fakirat. Faleminderit!