Mbrëmjen e së premtes, në autostradën Tiranë–Durrës, pranë QTU-së, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë që në mbarë vendin po festohet 113-vjetori i Pavarësisë, u bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të udhëtojnë me kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin shpejtësinë, në mënyrë që festat të mos kthehen në ditë tragjedie.