Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Elbasan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2025, 00:35

Mbrëmjen e sotme, në një prej lagjeve të Elbasanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, çka ka alarmuar banorët e zonës. Qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet.

Forcat blu po kontrollojnë me imtësi zonën dhe po verifikojnë çdo informacion të marrë nga qytetarët për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht. Sipas burimeve paraprake, deri tani nuk është gjetur asnjë gëzhojë, provë materiale apo shenjë tjetër që të konfirmojë përdorimin e armës.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po kreh lagjen ku u raportuan të shtënat, ndërsa banorët shprehen se janë shqetësuar nga zhurmat e dëgjuara. Ngjarja mbetet ende në fazën e verifikimit dhe deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit