“Adolf Hitleri” afrikan fiton zgjedhjet, siguron mandatin e pestë rradhazi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2025, 21:45

Adolf Hitler Uunona, politikani nga Namibia me një emër që bie fort në sy, ka fituar sërish zgjedhjet lokale, duke siguruar mandatin e pestë radhazi në zonën Ompundja. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, ndërsa pritet që Komisioni Zgjedhor i Namibisë të publikojë rezultatet zyrtare.

59-vjeçari, anëtar i partisë në pushtet SWAPO, ka dominuar këtë njësi administrative për gati dy dekada. Edhe këtë vit, ai ka siguruar një fitore të lehtë, ashtu si në zgjedhjet e vitit 2020 ku mori rreth 85% të votave. Banorët e zonës i njohin atij një kontribut të gjatë në luftën kundër aparteidit dhe e vlerësojnë për punën e bërë në komunitet.

Uunona ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të emrit të tij të pazakontë. Ai ka sqaruar disa herë se nuk ka asnjë lidhje me ideologjitë naziste dhe se emri iu vendos nga i ati, i cili, sipas tij, nuk e kuptonte plotësisht çfarë përfaqësonte Adolf Hitleri. Politikanit i duket e pamundur të ndryshojë emrin, pasi ai figuron në të gjitha dokumentet zyrtare.

Ndikimi gjerman në Namibi është ende i pranishëm, pasi vendi ka qenë koloni gjermane deri në vitin 1915, çka shpjegon praninë e emrave të tillë në disa komunitete lokale.

Pavarësisht diskutimeve që shpesh lindin në rrjetet sociale, për banorët e Ompundja-s rëndësi ka puna e Uunonës, i cili edhe këtë vit e ka siguruar pa vështirësi një tjetër mandat në detyrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit