Aksident me motor: 18-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.11.2025, 20:55

Një aksident i rëndë ka tronditur zonën e Sorbolo di Parma në Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa udhëtonte me motor. Viktima është identifikuar si Francesko Ajdini.

Sipas njoftimeve paraprake, i riu është përplasur nga një automjet ndërsa po lëvizte në rrugë, dhe goditja ka rezultuar fatale. Ekipet e ambulancës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht ndihmës së shpejtë, ai nuk mundi të shpëtohej për shkak të plagëve të marra.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit