Përplasje e fortë në Tiranë–Durrës, dy të plagosur pasi makina bie në kanal

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.11.2025, 20:06

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në autostradën Tiranë–Durrës. Një kamion mallrash me targa të Kosovës është përplasur me një automjet, duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një kanal anësor.

Nga goditja kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin me makinën, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, që ka sjellë humbje kontrolli dhe frenim të pasigurt. Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit