Vetëm 30-vjeç! Instruktori i fitnesit vdes nga arresti kardiak pas sfidës ekstreme për të shtuar 22 kg

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2025, 20:36

Një instruktor fitnesi ka humbur jetën pas një sfide ekstreme të shtimit në peshë që ai po e dokumentonte për të promovuar programin e tij të ri të humbjes së peshës. Dmitry Nuyanzin, 30-vjeç, nga qyteti Orenburg në Rusi, konsumonte rreth 10 mijë kalori në ditë me synimin për të shtuar mbi 22 kilogramë dhe më pas për t’i humbur ato me metodën e tij.

Sipas mediave të huaja, ai kishte shtuar gati 14 kilogramë brenda një muaji. Së fundmi kishte anuluar seancat stërvitore duke u thënë miqve se nuk ndihej mirë dhe se do të vizitonte një mjek. Më pas, ai ndërroi jetë në gjumë si pasojë e arresti kardiak.

Në rrjetet sociale, i riu publikonte shpesh ushqimet me të cilat po e përshpejtonte shtimin në peshë, përfshirë ëmbëlsira, ushqime të yndyrshme dhe vakte të mbuluara me majonezë. Për mëngjes konsumonte petulla dhe gjysmë torte, ndërsa për drekë afro 800 gramë ravioli me majonezë. Gjatë ditës hante patatina dhe në darkë konsumonte hamburgerë dhe pica.

Nuyanzin kishte paralajmëruar së shpejti nisjen e kursit të tij të humbjes së peshës, duke premtuar shpërblime financiare për ndjekësit që do arrinin të humbnin 10% të peshës trupore deri në fund të vitit.

Pas vdekjes së tij, shumë ndjekës kanë shprehur dhimbjen në rrjete sociale, duke e përshkruar si një person “të jashtëzakonshëm” dhe “shumë pozitiv”.

Ekspertët shpjegojnë se shtimi i tepruar në peshë dhe ushqyerja e pakontrolluar rrisin ndjeshëm rrezikun për probleme të zemrës, pasi zemra detyrohet të punojë më shumë për të qarkulluar gjakun në një trup më të rënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit