Klientit ja bën me sy telefoni, e merr dhe largohet nga dyqani

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.11.2025, 18:28

Një rast vjedhjeje është raportuar së fundmi në një market në zonën e Mirditës, ku një person ka marrë një telefon të lënë në ambientet e brendshme të dyqanit dhe më pas është larguar sikur pajisja t’i përkiste atij.

Sipas denoncuesit, personi që ka marrë telefonin është një qytetar nga Kosova, i cili pasi ka kryer veprimin është larguar me nxitim. Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë qartë momentin kur ai afrohet pranë zonës private të marketit, ka marrë telefonin, e fut në xhep dhe largohet.

Ndërkohë, qytetari që ka humbur telefonin i ka bërë thirrje personit që e mori që ta kthejë pajisjen në vendin ku e gjeti, duke shpresuar se situata mund të zgjidhet pa përshkallëzim të mëtejshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit