Një urim i veçantë dhe mbresëlënës ka ardhur këtë 28 Nëntor nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, është “veshur” Kuq e Zi në nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare shqiptare që jeton në Dubai, shihet qartë fasada gjigante e kullës 829.8 metra të lartë e ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar: sfondi i kuq dhe shqiponja dykrenare në qendër që shndrisin në qiellin.
Ky gjest simbolik dhe tepër domethënës vjen si urim për kombin shqiptar në ditën më të rëndësishme të historisë sonë, duke e kthyer Burj Khalifa-n në një monument të vërtetë nderimi për festën e Pavarësisë.