Plumbat s’kanë të ndalur, JOQ siguron pamjet e atentatit në Kukës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.11.2025, 17:25

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur sot qytetin e Kukësit, ku një biznes pranë zonës së Morinës është qëlluar me breshëri plumbash.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së re, ndërsa objektivi ka qenë “Furra Kosova”.

Pamjet e siguruara nga JOQ tregojnë momentet e dëmtimit, ku xhamat e lokalit janë thyer nga të shtënat. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.

Pronari i biznesit, në një prononcim për JOQ, ka deklaruar se ngjarja ka qenë një tentativë për ta eliminuar fizikisht, por duke theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit