Prej një jave ujërat e zeza po rrezikojnë Paskuqanin: Vetëm ndërtime, asnjë masë për kanalizimet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.11.2025, 15:55

Prej një jave në Paskuqan po përshkallëzohet një situatë shqetësuese për banorët: ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke krijuar ndotje, erë të rëndë dhe vështirësi në qarkullim. Sipas denoncimeve të qytetarëve, problematika është bërë e vazhdueshme dhe nuk ka pasur ndërhyrje efektive nga institucionet përgjegjëse.

Banorët thonë se shkaku kryesor i përkeqësimit të gjendjes lidhet me ritmin e lartë të ndërtimeve në zonë. "Vetëm ndërtime, ndërtime. Kanalizimet janë bërë copa-copa," shkruan një qytetar, duke theksuar se infrastruktura ekzistuese nuk po përballon ngarkesën e rritur dhe se mungesa e planifikimit urban po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit