Artisti dibran i jep shpirt muralit kushtuar heronjve të UÇK-së në Deçan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.11.2025, 14:27

Në Deçan ka përfunduar realizimi i një murali monumental të piktorit shqiptar nga Dibra, Bledar Çakalli, një artist i njohur për veprat e tij murale që ndërthurin artin figurativ me tematikat historike. Vepra e re, e vendosur në rrugën “Luan Haradinaj”, paraqet momentin e transportimit të të plagosurve gjatë luftës, një skenë që përçon sakrificën dhe humanizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Projekti u iniciua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Deçan, me kërkesën e paraqitur më 8 korrik 2025 dhe mori mbështetjen e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës dy ditë më vonë. Vendimi parashikoi financimin e muralit “Siluetë kushtuar UÇK-së”, një vepër e cila synon të bëhet simbol nderimi dhe kujtese për brezat e ardhshëm.

Krijimtaria e Çakallit në Kosovë shënon një tjetër hap në misionin e tij për të dokumentuar me ngjyra figurat dhe momentet kyçe të historisë shqiptare. I ardhur nga Bulqiza dhe i njohur për muralet që ka realizuar në mbarë Shqipërinë, ai e ka shndërruar edhe këtë herë murin në një dëshmi të fuqishme vizuale, duke i dhënë artit rolin e urës që lidh trashëgiminë e luftës me identitetin kombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit