Kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë dhe Kapshticë është kthyer sot në një skenë të vërtetë festive me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Grupe valltarësh nga Kosova dhe Shqipëria kanë kërcyer vallen Dardhare, vallen e Kukësit, Tropojës duke treguar se zemra e shqiptarësisë rreh njësoj, kuq e zi, pikërisht aty ku bashkohen të dy vendet.
Si çdo vit, festa e 28 Nëntorit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe ajo e 17 Shkurtit, Dita e Pavarësisë së Kosovës, kthehen në momente uniteti, gëzimi dhe krenarie kombëtare. Ky bashkim, i ndjerë me forcë dhe emocion, është i dukshëm edhe në kufirin mes dy shteteve, ku sot ai nuk ndan, por bashkon dy popujt dhe një komb të vetëm.