Banorët e fshatit Adriatik, pjesë e njësisë administrative Fush-Kuqe, i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës ku kalojnë të paktën 80 familje.
Sipas tyre, rruga është e amortizuar, me gropa dhe pellgje uji, duke e bërë kalimin të vështirë dhe të rrezikshëm, veçanërisht gjatë këtyre ditëve me reshje shiu.
Qytetarët thonë se autoritetet lokale kanë premtuar shumë herë rregullimin e rrugës, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete. Videoja e qytetarit tregon gjendjen problematike të rrugës, duke rritur shqetësimin e komunitetit lokal.
Banorët bëjnë apel për ndërhyrje urgjente nga Bashkia Kurbin, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të siguruar kushtet bazë të lëvizjes për komunitetin.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh joq kjo esht gjendja e rruges ku kalojn te pakten 80 familje dhe askush nuk merr masa na esht premtu shum her ce do rregullohet po asiher nuk ka ber gje kush kjo vidjo vjen nga fshati Adriatik njesia administrative fush kuqe bashkia Kurbin do ju isha shum falenderues nese e postoni