Një aksident i shumëfishtë zinxhir ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan–Tiranë, pranë tunelit të Krrabës, duke shkaktuar kaos të madh në qarkullim.
Sipas informacioneve të para rreth shtatë automjete janë përfshirë në përplasjen e njëpasnjëshme, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fuqishme.
Deri tani nuk ka raportime për të lënduar, por dëmet materiale janë konsiderueshme. Policia Rrugore dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të normalizuar trafikun, si edhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Aktualisht, qarkullimi në këtë segment mbetet i rënduar, i ndikuar edhe nga fluksi i lartë i mjeteve në orët e mbrëmjes.