Prej dhjetë ditësh, banorët e fshatit Belë në Njësinë Administrative Zapod janë të izoluar si pasojë e shembjeve të gurëve që kanë bllokuar rrugën kryesore të zonës.
Situata vazhdon të mbetet e rënduar, ndërsa lëvizja e banorëve drejt qendrave të tjera është bërë pothuajse e pamundur.
Banorët i bëjnë thirrje kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, të ndërhyjë urgjentisht për hapjen dhe pastrimin e rrugës, pasi izolimi po u vështirëson furnizimet bazë dhe qarkullimin e përditshëm.
“Në fshatin Belë, Njësia Administrative Zapod, prej 10 ditësh jemi të bllokuar nga shembjet e gurëve. I bëjmë thirrje Bashkisë së Kukësit të na hapë rrugën, pasi jemi të izoluar.”