Kavajë/ Shtylla e amortizuar e fshatit Bago rrezikon banorët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.11.2025, 11:36

Në fshatin Bago, një shtyllë e dritave po bie dhe nuk është marrë ende asnjë masë për të parandaluar aksidente. Banorët kanë bërë ankesë pranë autoriteteve, por situata mbetet e pazgjidhur, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe trafikun në zonë.

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, dhe OSHEE e Enea Karakaçit, nuk kanë marrë masa, ndërkohë që banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të rivendosur shtyllën dhe për të siguruar ndriçimin në fshat. Ata bëjnë thirrje që institucionet të veprojnë pa vonesë për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e komunitetit.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ! Ndodhemi në fshatin Bago të Kavajës. Kemi bërë një ankesë për një shtyllë të dritave që po bie, por deri tani nuk janë marrë masa për ta rregulluar. Ju lutemi të publikoni këtë video për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe për të siguruar ndërhyrjen e nevojshme sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit