Rruga e Zall-Bastarit në rrezik shembjeje: Katër fshatra mund të mbeten të izoluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2025, 11:09

Banorët e fshatit Zall-Bastar raportojnë një situatë kritike lidhur me gjendjen e rrugës kryesore të fshatit.

Sipas tyre, rruga është çarë në mes dhe rrezikon të shembet drejt lumit nga momenti në moment.

Ata thonë se problemi është aq serioz sa nëse rruga shembet, katër fshatra të tjerë do të mbeten të izoluar, duke pamundësuar qarkullimin e fëmijëve për në shkollë dhe transportin e pacientëve për në spitalet e Tiranës.

Banorët theksojnë se vetëm një kilometër e rrugës nuk është shtruar, ndërsa shteti ende nuk ka ndërhyrë për të siguruar riparimin e saj.

Ata kritikojnë autoritetet lokale, duke theksuar mungesën e veprimit dhe urgjencës për të ofruar një zgjidhje. Situata kërkon ndërhyrje të shpejtë për të parandaluar izolimin e zonës dhe ndonjë tragjedi të mundshme.

Denoncimi i qytetarit:

“Prsh joq jemi ne nje gjendje shum te rend per sa i perket rruges ne fshatin zall bastar rruga esht çarë ne mes rrezikon te bjeri ne lume nga momenti ne moment shteti nuk vendos dore ta shtrroje vetem 1 kilometer kan len pa shtrruar do ju dergoj edhe video te rruges nqs shembet ajo rrug pezullohen 4 fshatra tjer nuk shkojn dot femijet ne shkoll ose te semuret ne tirane gjendja esht vertet alarmante

Kalova me Makin ishte vertet shum keq gjendja. Ca jan ato krytaret e komunes e ca jan atje nuk e vrasin menjn me e pa si pun o joq vetem ju po i dhat nje zgjidhje un jetoj ne tr km gjysherit e dajat atje po esht vertet problem situata. As 1 km rruge nuk eshte”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit