Nxënësit e shkollës së Mesme të Bashkuar, Bushtricë, Kukës kanë realizuar një vepër të veçantë kuqezi në oborrin e institucionit arsimor, në nder të festave të Nëntorit. Në rrugicën hyrëse të shkollës shihen simbole të pikturuara me kujdes në ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ndërtesa është dekoruar me flamuj shqiptarë.
Iniciativa, e ndërmarrë nga vetë nxënësit, ka sjellë një atmosferë festive dhe patriotike, duke treguar përkushtimin e tyre ndaj traditave dhe historisë së vendit. Banorët e zonës shprehen krenarë për talentin dhe kreativitetin e të rinjve.
"Përshëndetje JOQ. Ju shkruaj për t’ju treguar se sa thjesht dhe bukur kanë punuar nxënësit e një shkollë në Kukës me rastin e festave të Nëntorit. Do doja një promovim nga ana juaj për nder të këtyre festave kombëtare. Talenti nuk njeh qytete apo fshatra. Kjo vepër kuq e zi e krijuar nga nxënësit e një shkollë rurale të Kukësit tregon sa shumë frymëzim dhe talent mbartin të rinjtë tanë", shkruan qytetari, duke kërkuar promovim për nder të festave kombëtare.
