Rruga “Abraham Lincoln” në Tiranë po kthehet çdo ditë e më shumë në një segment kaotik, ku hapësira publike përdoret në mënyrë abuzive dhe qarkullimi bëhet gati i pamundur.
Përveç rasteve ku rruga është zënë me gardhe private apo barriera të improvizuara nga banorët dhe bizneset, situata rëndohet edhe nga parkimet e paligjshme në mes të rrugës.
Një qytetar i cili ka denoncuar këtë problem në redaksinë tonë thotë se në disa pjesë të rrugës, automjetet janë parkuar në mënyrë të tillë që bllokojnë korsitë e lëvizjes, duke detyruar motoristët dhe jo rrallë edhe biçikletat të kalojnë në trotuar për të shmangur pengesat.
Banorët shprehen se ka edhe subjekte që kanë ngritur struktura të vogla tregtare apo ambiente të ngjashme duke zënë hapësirën rrugore dhe duke e ngushtuar akoma më shumë kalimin.
Sipas banorëve të zonës, situata është e përsëritur dhe ndërhyrjet e autoriteteve mungojnë, duke krijuar rrezik për qarkullimin dhe një mjedis të pasigurt për këmbësorët. Ata kërkojnë inspektim të vazhdueshëm dhe lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike për t’i dhënë fund kaosit që tashmë është bërë i përditshëm.
Denoncimi i qytetarit:
Rruga Abraham Linkoln. Përveç rrugëve ku dikush i ve gardhin , e dikush trraun , e dikush bo naj lokal mes rruges , ka dhe parkime makinat i ke te parkuata ne mes te rruges. Motoristet detyrohen te ecin ne trotuar